Qytetari nuk duron më: Unë e bëra Ramushin kryeministër, pyeteni Labinot Tahirin

Pas deklarimeve të zyrtarit të Nismës, Endrit Shala, se ishin ata që e bënë Ramush Haradinajn kryeministër të vendit, ka reaguar Adnan Hyseni, shkruan Gazeta Blic.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Hyseni ka thënë se ka qenë ai së bashku me vëllain e tij të ndjerë, Avniun, që e bënë Ramush Haradinajn, kryeministër të Kosovës.Madje, ai thotë se për këtë gjë e dinë edhe deputeti Labinot Tahiri.

O Endrit Shala !Nuk kam pas qef me fol po edhe me duru spo muj mo se po folni kopalla kajher dhe po e them publikisht nje reagim ndaj teje se mos me pa kon vota e Labinot Tahiri dhe mos me pa kon un e vllau jem tani i ndjer Avni Hyseni qe bisedonim me Labin afer 3 muj (per kete e din edhe Ramush Haradinaj) jo Fatmir Limaj po asnjo ju se kishit bo Ramush Haradinaj Kryeminister e mos me harru se po deputeti i Nismes (Zafiri) ne momentin final nuk e votoj ne at koh qeverin e as Ramushin Kryeminister.

Pra kur flasim publikisht duhet me pas kujdes edhe un qe po e them kete e qe sosht e vertet le tme reagojn ata qe i kam cek.

Lini Një Koment