Radojcic takim në zyren e Haradinajt, njeriu që dyshohet se kontrollon veriun

Milan Radojcic, serbi i cili dyshohet të jetë numri një në Mitrovicën e Veriut është pritur në një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Radojecic me veti kishte edhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic.

Haradinaj përmes një njoftimi nga zyra e tij ka thënë shkurt se arsyeja e kësaj vizite nga Rajdojcic dhe Rakic ishte për të diskutuar rreth zhvillemeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga Zyra e kryeministrit.
Radojicic është babai i gruas se Zvonko Veselinovicit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Pas burgosjes së Veselinovicit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë Radojçic.

Dyshohet se njësitë kundër krimit të organizuar të EULEX-it që kanë hetuar Veselinovicin, përfshirë vjehrrin e tij, Radojicic. Mes krimeve të tij siç është kontrabanda e naftës, drogës, e mallrave tjera, Radojicic ka kërcënuar dhe rrahur në shumë raste policë të Kosovës.

Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë.

Kryeministri Haradinaj edhe më parë e kishte pranuar se takohet me Radojcicin, por kishte thënë se këtë e bën pasi ai është personi i cili pyetet në Veri, dhe interes i tij si kryeministër është që shteti i Kosovës të ketë çasje në këtë pjesë të territorit të vet. Haradinaj kishte thënë atij si kryeministër i intereson Veriu i vendit, dhe futjen e kësaj pjese të territorit nën administrimin e shtetit, do ta bënte edhe me Radojcicin, ngase ai është autoritet në atë pjesë.

Gjithashtu, duhet theksuar se Radojcic së fundmi edhe zyrtarisht drejton Listën Serbe, subjektin kryesor politik të serbëve në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme