Rama: Meta është katandisur në çizme rezervë e Monikës

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish me gjuhë të ashpër ndaj presidentit Ilir Meta. Kreu i ekzekutivit thotë se kreu i shtetit është katandisur në në çizme rezervë të kryetares së LSI.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet,” shkruan Rama në Twitter.

Presidenti Meta ka vijuar këtë të shtunë replikat me kryeministrin Rama, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

Meta ka zgjedhur sërish rrjetin social Facebook për të dhënë mesazhin e tij. Në të, ai shkruan se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Meta shkruan se Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e Politikës së Jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen “në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme