Rama: “Po të shkonim në Greqi 1000 vetë veshur kuq e zi, do plaste”

Kryeministri Edi Rama, foli në Real Story edhe për mundësinë që kshte RENEA për të mos e vrarë Kacifasin. Ai tha se cdo individ që qëllon mbi policinë nuk tolerohet.

“Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë dhe besoj se do ishte ndezur flakë qeverinë dhe të gjithë.

Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet-tha Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme