Rama: Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë për Kosovën, aq më shumë mitet dhe ideologjitë bien

Pas vizitës në Serbi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se Qeveria shqiptare është e bindur për të ndjekur një rrugë të re në marrëdhëniet me Serbinë, siç tha ai, duke qëndruar me fytyrë përballë njëri-tjetrit, e duke kapërcyer kufijtë e së shkuarës.

Në komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale, Rama nënvizoi se Shqipëria nuk mund të qëndrojë më në vendnumëro (duke luajtur luftash me fqinjët), por duhet të çlirohet nga e shkuara.

“”Vizitova Beogradin për të çuar përpara një marrëdhënie strategjike në kuadër të procesit të Berlinit.

Edhe pse na ndanë qëndrimi për Kosovën, na bashkon rruga e integrimit në BE dhe fuqizimi i ekonomisë.

Politikë të re ndaj Serbisë, politikë dialogu. Qëndrime të kundërta për Kosovën me Serbinë.

Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë për Kosovën, aq më shumë mitet dhe ideologjitë bien në vështirësi për t’i ushqyer qytetarët atij vendi me armiqësi ndaj vendit.

Shqiptarët dhe serbët përballen me vështirësi të mëdha të trashëguara në cilësinë e institucioneve, administratën dhe investimet e huaja.

Tregjet e rajonit janë të vogla dhe zgjidhja është ose të rrimë të ndarë me serbët, ose të kthehemi me fytyrë nga njëri tjetri duke u nisur nga interesi për të fuqizuar ekonominë dhe t’i përballim vështirësi së bashku.

Rruga e re iu rrezikon punën dhe karrierën atyre që patriotizmin e kanë profesion dhe mënyrë jetese, por është e vetmja rrugë që siguron paqen dhe integrimin.

Ne e kemi fituar luftën me Serbinë, dhe sillemi sikur lufta të mos kishte nisur ende.

Kemi ndër ne sot, që nuk e kuptojnë që dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë për të mbrojtur interesa ekonomike.

Zhvillimi ekonomik nuk mund të sakrifikohen në një luftë imagjinare ballkanike, brenda mureve të shtëpisë dhe përdoret si armë kundër njëri tjetrit.

Kemi humbur aq shumë shekuj duke luajtur luftash. Nuk mund të sillemi si të vegjël duke harruar detyrimet karshi botës dhe fëmijëve.

Ne kemi dy shtete shqiptare, por një popull të vetëm që kërkon të ardhmen dhe plagët e së shkuarës dhe nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer kufijtë me serbët.

E ardhmja është në duart tona, mos ia lidhim vetes këmbët me litarët e së shkuarës”, ka thënë Rama.