Ramadan Zejnullahu: UP-ja është e mbushur me ‘akademikë’ të devijuar

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, në emisionin “Përballje” që i dedikohet rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin PISA, ka thënë se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është tronditëse.

“Nuk është e mjerueshme, por është e lënduar”, ka thënë ai, duke shtuar se fajet më të mëdha sot i ka Fakulteti i Edukimit që krijon mësimdhënës të dobët.

“Universiteti na është mbushur me individë të cilët – gjykuar drejt – në aspektin etik e akademik kanë devijime të rënda. Unë mendoj që problemi nuk duhet të fokusohet vetëm në këtë të keqe që u pa tash, por duhet një skanim i përgjithshëm i gjendjes në të cilën asnjëri nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi”, ka thënë ai. “Sot, fatkeqësisht, është lënduar shpresa për një të ardhme më të mirë në arsim”.