Ramiz Lladrovci: NISMA nuk ekziston më, kthehuni në PDK

Kandidati i cili ka fituar zgjedhjet në Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci nga radhët e PDL’së ka thënë se është konfirmuar në këto zgjedhje se Drenasi dhe krejt Drenica janë bastion i PDK’së, njofton portali Sakte.net

Ai ka thënë se i vetëm i ka mposhtur të gjithë që ishin bashkuar kundër tij, ndërsa i ka bërë ftesë kundërkandidatit nga radhët e Nismës për Kosovën që të kthehet në subjektin e tij, PDK, ngaqë sipas Lladrovcit, Nisma për Kosovën nuk ekziston më./Sakte.net

Më shumë se 13 mijë vota ka fituar kandidati i PDK ‘së, Ramiz Lladrovci, ndërsa  Isa Xhemajlaj rreth 8 mijë vota nga 91% të votave të numëruara./Sakte.net