Ramos ia humb botërorin Salahit ?

Lotët e Mohamed Salah që lë fushën e lojës në minutën e 30-të në finalen e Champions League ishin një dëshpërim jo vetëm për lojtarin dhe tifozët e Liverpool, por edhe për egjiptianët, që rrezikojnë të mos kenë në Botërorin “Rusi 2018” liderin e tyre.

Frika se mos Mo Salah do të mungojë në Botërorin që nis pas 3 javësh është e madhe, gjë që konfirmohet edhe nga trajneri i “reds”, Jurgen Klopp.

“Dëmtimi i Salah është serioz. Menjëherë pas ndeshjes ai shkoi në spital për të bërë disa analiza, presim përgjigjen, por shpatulla ose klavikula me shumë gjasa janë të thyera. Për fat të keq, Botërori mund të jetë në rrezik për të”, tha Klopp.

Sulmuesi u dëmtua në pjesën e parë të finales së Champions League ndaj Reeal Madrid, gjatë një përplasje me Sergio Ramos. Pas përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikthyer në fushë Salah kuptoi se nuk ishte në gjendje të luante, duke dalë nga fusha në minutën e 30-të dhe në vendin e tij hyri Lallana.

Lini Një Koment