Ramush Haradinaj ecën vetëm, e refuzojnë partitë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se do të thërras në takim liderët e PDK-së Kadri Veseli, NISMA-s Fatmir Limaj e atë të AKR-së Behgjet Pacolli , për të biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë këtu edhe zgjedhjet e reja.

Në këtë takim të cilën e kishte planifikuar kryeministri në dorëheqje me partnerët që kanë qenë në koalicion qeverisës ishte menduar edhe gjetja e një rrugë për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës e që më pas kjo do t`i hapte rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mirëpo një takim i tillë i thirrur nga Haradinaj qysh në start është parë si i dështuar. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka thënë mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues se nuk ka nevojë më për maltretime të qytetarëve dhe se vendi duhet të shkoi sa më shpejtë në zgjedhje.

“Është vetëm presidenti i Kosovës ai që thërret subjektet politike për shpërbërjen e Kuvendit”, ka thënë Veseli duke lënë kështu të nënkuptohet se PDK nuk do t`i përgjigjet ftesës së Ramush Haradinaj.

Ndërkohë burime të gazetës Blic nga partia e Fatmir Limajt NISMA-a kanë thënë se as kjo parti nuk do t`i përgjigjet ftesës së kryetarit të AAK për takim me partitë politike.

“ Nuk e besoj se NISMA do të jetë pjesë e një takimi të tillë”, ka thënë ky burim, shkruan gazeta Blic.
Nga Aleanca Kosova e Re kanë thënë se janë të gatshëm të shkojnë në çdo takim që thirret nga kushdo, por jo edhe edhe nga Ramush Haradinaj.

“ AKR është konskruktive dhe e gatshme për çdo takim që thirret por jo edhe në takime të tilla ( të thirrur nga Haradinaj për shpërbërjen e Kuvendit. Është presidenti i Kosovës ai që mund ta bëjë një gjë të tillë në dakordim me të gjitha partitë politike. AKR është e gatshme për zgjedhje të reja”, ka thënë një burim i AKR-së për Gazeta Blic.

Ahmet Isufi nënkryertar i AAK dhe njëherit shef i GP të deputetëve të kësaj partie ka thënë për gazeta Blic se është në vullnetin e subjketeve p[olitikë nëse do t`i përgjigjen një ftes të tillë.

Ai është shprehur skeptik se takimi i thirrur nga Haradinaj do të mbahet.

“Normalisht do të duhej t`i përgjigjeshin por është në dorën e tyre nëse do të vijnë apo jo. Për më tepër pyeteni kabinetin e Haradinaj”, ka thënë Isufi, shkruan gazeta Blic.

Ndryshe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj të hënën ka thënë se ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhe partitë politike që zgjedhjet të mbahen në afatin e duhur kohor.

“Unë kam kërkuar nga Presidenti, partitë politike që të shpallen zgjedhjet në afatin e duhur kohor, të mos i vonojmë zgjedhjet. Partia ime e përkrah shpërbërjen. Por kjo nuk bëhet për të ndërhyrë në afatet kohore për zgjedhje. Kushtetua jon nuk e ka precizu se çka ndodhë kur kryeministri jep dorëheqje. Duhet të ketë një kuadër ligjor që e rregullon se si vazhdon qeverisja pastaj”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga grupi i tij paralmentar pra nga AAK që të nisë konsultat me partitë e tjera politike të cilat po e përkrahin shpërbërjen e Kuvendit.

Tutje Haradinaj ka deklaruar se ende nuk kanë marrë ftesë për një takim rreth datës së zgjedhjeve nga presidenti Hashim Thaçi.

“Unë kam kërkua nga grupi jon parlamentar që t’i filloj konsultat me GP tjera parlamentare që me e përkrah shpërbërjen e Kuvendit. Ne ende nuk kemi marrë ftesë zyrtare nga Presidenti për takim. Si kryetar qeverie unë nuk kam interes që pas dorëheqjes të vijë në zyrë të Qeverisë, as që është më fllad, por që duhet qartësuar nga Kushtetuesja”, ka thënë Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme