Rashica shënon edhe në ndeshjen e fundit të edicionit, i jep epërsinë Werderit

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, po vazhdon formën e tij të lartë në Bundesliga.

Anëtari i Werder Bremen ka arritur që të shënoj gol edhe në ndeshjen e fundit të edicionit në Bundesliga, për ta mbyllur kampionatin si është më së miri.

Në ndeshjen kundër RasenBallsport Leipzig, Rashica ka zhbllokuar rezultatin e këtij takimi në minutën e 35’.

Goli i ish anëtarit të Vushtrrisë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, dhe nëse të gjitha rezultatet shkojnë në favor të Bremen, ata mund të prekin Evropën.

Lini Një Koment