Në seancën e rigjykimit për rastin e Almir Aliut, pala e dëmtuar kërkoi ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviç. Sipas avokatit Asmir Alispahiç, gjykatësi Gjorgjeviç është nga etnia e njejtë me të akuzuarin Boban Iliq dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar.
I akuzuari Boban Iliq denoncoi kërcënime para gjykatëses Maja Denkoska.
Sipas tij, disa persona përmes rrjetit social Facebook i janë kërcënuar gruas së tij. Iliq shtoi se kërcënimet i ka paraqitur në polici.
I njëjti nuk pranoi të flasë për Alsat edhe pse tentuam të marrim prononcimin e tij jashtë gjykate.
Seanca e radhës është caktuar për më 2 prill.
I akuzuari Iliq më 25 qershor 2016, pas një zënke banale me babanë e Almirit 4-vjeçar i përplasi ata qëllimisht me makinën e vet. Disa ditë më vonë Almiri vdiq nga plagët e marra.