Rasti ‘Kaçifas’, reagon Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar

Deputeti demokrat Sali Berisha ka kritikuar ashpër qëndrimin dhe thirrjet antishqiptare gjatë funeralit Kostandinos Kacifas sot në Bularat.

Berisha i cilëson parrulla luftënxitëse që përdhosën territorin shqiptar, duke i dënuar me ashpërsi aktet e shfrytëzimit të një procesioni mortor për qëllime raciste.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në FB:

“Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb”.

Lini Një Koment