Reagojnë nga PSD për 300 profilet e rreme në Facebook. Thonë se nuk i hapën ata!

Partia Socialdemokrate ka mohuar se fshihet prapa 300 profileve të rrejshëm që janë krijuar në rrjetin social “Facebook”, llogari këto që janë hapur në muajin nëntor e dhjetor.

Që të gjitha këto profile “Fake”, aktivizohen dukë përkrahur aktivistët e Partisë Socialdemokrate, dhe dukë bërë propagande kohë pas kohe.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë për “Gazeta Blic”, se PSD nuk ka hapur asnjë profil të rremë, dhe që këto profile po përdoren për ta dëmtuar imazhin e kësaj partie.

“Partia Socialdemokrate nuk ka hapur profile të rreme. Ato ka mundur t’i hapë kushdo në emër të kujtdo. Pavarësisht se nuk duam të predikojmë se kush fshihet pas këtyre veprimeve, shihet qartë se ato po përdoren për ta dëmtuar imazhin e PSD-së.  Aq më tepër, që nuk pyetet fare Partia Socialdemokrate para publikimit të lajmeve të tilla, sipas normave të profesionit dhe të etikës gazetareske”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë në hulumtimin që ka bërë “Gazeta Blic”, që të gjitha këto profile të rremë kanë shokë vetëm zyrtarët e kësaj partie. Dhe ata bëjnë pëlqime pra vetëm anëtarëve të PSD-së.

Një gjë e tillë më së miri vërehet në profilin e shefit të deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiut.

Aty janë parë që shumica e njerëzve që e kanë pëlqyer postimin e fundit të tij, janë llogari të hapura në Facebook, shumë vonë. Madje, ka të tilla llogari që janë hapur gjatë tri ditëve të muajit dhjetor.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme