Reagon Haradinaj: Nuk ka kurrfarë hetimesh ndaj meje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj publikimit të një shkrimi ku thuhet se EULEX-i ka zbuluar hetimet për krim të organizuar dhe haraç kundër tij.

Haradinaj ka thënë se nuk është në hetime nga askush.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Kjo çfarë po bëjnë disa media, nuk është as normale e as profesionale. Me gjasë, në krizë për biznesin e tyre, një pjesë e medias nuk po lë gjë pa shpifur e gjë pa sajuar. ��I tillë është edhe një shkrim i Insajderit, me titullu “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”, ndërkohë që po i njejti medium në të njejtin shkrim thot se prokuroria nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.��Nuk është hera e parë që njerëz të këtj portali, flasin të pavërteta për mua dhe njerëz të familjes sime.��I porosis ata se me rrena, me shpifje e me trillime, nuk mund ta ngrisin as emrin e tyre e as të mediumit ku punojnë.��Ndaj meje nuk ka asfarë hetimesh dhe nga askush, pavarësisht nëse kjo përshtatet në agjendën e Insajderit apo jo! Fundja nën hetim mund të jenë edhe vet Insajderi dhe kjo nuk përbë kurrfarë lajmi dhe edhe ata e dijnë shumë mire këtë. Apo ndoshta edhe këta kanë hyrë në agjendën e zgjedhjeve, si shumë të tjerë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme