Reali 100 milionë euro për bomberin e Seria A

Andrea Belotti mund të transferohet në Spanjë. Sipas së përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Real Madrid dëshiron në skuadër shërbimet e sulmuesit të Torinos.

Tashmë kanë nisur kontaktet e para dhe në merkaton e verës, Fiorentino Perez do të tentojë ta sjellë 23-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”. Klubi italian kërkon 100 milionë euro për Belottin dhe sipas “La Gazzeta dello Sport”, kjo shifër nuk do të jetë problem për presidentin e “Los Blancos”.

GJithsesi “galaktikët” duhet të fitojnë garën dhe me skuadrat angleze që kanë shfaqur interes për bomberin e Torinos.