Reali gjen në Serie A pasardhësin e Modriqit

Luka Modriq raportohet se është duke e konsideruar largimin nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, me ç’rast Los Blancos janë të detyruar të gjejnë një zëvendësues të tij.

Don Balon raporton e zëvendësuesi ideal është ylli i Juventusit, Miralem Pjaniq, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë Modriqin dhe para për të siguruar shërbimet e mesfushorit boshnjak.

Për shërbimet e tij Juventusi kërkon 80 milionë euro.

Lini Një Koment