Reali kalon në pozitën e tretë në Spanjë, mbetet larg prapa Barcelonës

Real Madridi ka mposhtur 1 me 3 Leganesin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 16-të për të kaluar në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës.

Lucas, Casemiro dhe Sergio Ramos realizuan golat për Realin. Të dy shënuan pasi Leganes kaloi në epërsi përmes Bustinzas.

Me këtë fitore, pas 24 ndeshjeve, Reali është i treti në tabelë me 48 pikë. Shtatë pikë më shumë ka Atletico Madridi që është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona prin sigurt me 62 pikë.

© KOHA