Recetë: Makarona me djathë në mënyrë amerikane

Kjo pjatë e makaronave preferohet të shërbehet me sallatë, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

230 g makarona

2 gota djath Cheddar të grirë

1/2 filxhan parmixhan i grirë

3 gota qumësht

1/4 filxhan gjalpë

2 1/2 lugë miell universal

2 lugë gjalpë

1/2 gota thërmi buke

pak piper

Mënyra e përgatitjes:

Zieni makaronat dhe kullojini, më pas shkrini gjalpin në një nxehtësi mesatarisht të lartë. Shtoni pastaj miellin dhe përzieni deri sa të formoni një përzierje më të trashë. Shtoni qumështin në këtë përzierje ngadalë, duke e përzier vazhdimisht.

Shtoni djathrat dhe gatuajeni mbi zjarr të ulët derisa djathi të shkrihet dhe salca të trashet pak. Vendosni makaronat në një tigan më të madh dhe derdhni salcën mbi to. Përzieni të gjitha së bashku. Shkrihet gjalpi në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni thërmiat. Sipër makaronave shtoni djathë në mënyrë që të mbulohet mirë.

Vendoseni në furrë të nxehur paraprakisht në 175 gradë celsiuz për 30 minuta. Preferohet të shërbehet e ngrohtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme