Referendumi tregoi, shqiptarët janë lodhur nga BDI-ja

Nga: Emad Mehmeti

Është e qartë – referendumi dështoi. Tash do të kërkohen fajtorët dhe “meritorët” për këtë gjë. E në ndërkohë, që para fillimit të fushatës PËR Referendumin, dominon zërat që thoshin se BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk duhet ta marrin “bajrakun” për daljen në referendum dhe si gjithmonë deri më tani, çdo gjë ta përdorin për t’i mbuluar dështimet e veta, sepse pa dyshim se kjo do i demotivonte shqiptarët e lodhur nga gënjeshtrat e kësaj partie dhe të Ali Ahmetit.

Dhe ja ndodhi ajo që pritej: shqiptarët në masë të madhe, mbase “për inat” të BDI-së ‘bojkotuan’ referendumin. Apo nuk dolën në referendum vetëm që të dëshmonin se sado që ata janë pro Perëndimorën dhe pro NATO’s, janë lodhur nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja, që më shumë se një dekadë, vlerat proprendimore i keqpërdorën për të mbuluar destruktivitetin politik.

Ku ta dish, ndoshta kësaj radhe BDI-ja dështoi sepse nuk i hapi “thasët” me para të vjedhura nga ne që t’i pagunate votuesit, apo ndoshta pse nuk mund të premtonte punësime e poste, si dhe pse i dështuan ‘ekspertët’ e saj për mbushjen e kutive?

Sidoqoftë, shqiptarët treguan se kurrë nuk do ia harrojnë BDI-së 11 vitet me radhë sa e mbajti në pushtet regjimin e Nikolla Gruevskit, me të cilin së bashku i përbuzën dhe poshtëruan shqiptarët si asnjëherë më parë dhe e çuan Maqedoninë drejt Rusisë. Pra, shqiptarët treguan se Ali Ahmetit kurrë nuk do ia falin se ai thoshte NATO – BE, por e ndidmonte një regjim që Maqedonin e çonte drejt Rusisë.

Po pra, referendumi dështoi sepse shqiptarët janë lodhur më nga Ali Ahmeri dhe BDI-ja. Dhe ata jo që sot janë më pak properëndimorë e pro NATO-s seç kanë qenë gjithmonë, por tani ata treguan pjekuri politike si dhe i dërguan porosi faktorit ndërkombëtar se nuk ndërtohet shtet demokratik me mendësi leniniste.

Dhe se Maqedonia është viktimë e politikanëve të cilët ‘orietimin’ e vet properindimor e kanë vetëm mbulesë për vetëdijen e tyre që politikën e nënkupton si biznes më fitimprurës dhe shtetin si pronë të partive në pushhtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme