Renaulti prezanton modelin e ri elektrik me bateri më të madhe dhe më shumë teknologji

Kompania prestigjioze franceze e veturave, Renault, sot ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri elektrik Zoe për vitin 2020.

Fotografitë zyrtare tregojnë se Zoe 2020 për dallim nga modeli aktual vjen me pjesën e përparme më ndryshe (maskën, dritat Full-LED, mbrojtësin, kofanon), si dhe me dritat e pasme LED më të mëdha.

Gjithashtu, vjen edhe me rrotat e reja nga 15 deri 17-inç, eksterier me ngjyrat metalike (të bardhë “Quartz”, të kuqe “Flame” dhe të kaltër “Celadon”), si dhe me interier modern duke përfshirë materialet cilësore, rehatinë dhe ergonominë, ndriçimin LED, instrument-tabelën me panel10-inçësh TFT, si dhe sistemin multimedial “Renault EASY LINK” me ekran 9.3-inçësh të ndjeshëm në prekje, transmeton Koha.net.

Duhet përmendur se Renault Zoe 2020 është i gjatë 4 metra dhe i gjerë 1.5 metra.

1 / 12PrevNext

Zoe 2020, po ashtu, ka motorin elektrik me kapacitet prej 100 kW/136 kuajfuqi, baterinë litium-jon prej 52 kWh dhe me vetëm një mbushje të baterisë ky model mund të udhëtojë deri në 390 kilometra (sipas normave të WLTP-së).

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, Zoe 2020 mund ta arrijë për më pak se 10 sekonda, nga 80 deri në 120 km/h e arrin për 7.7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 140 km.

Përveç tjera, thuhet se Zoe 2020 me vetëm gjysmë ore mbushje të baterisë me mbushësin prej 50 kW DC mund të udhëtojë rreth 145 km.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme