Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në perëndim të Japonisë kanë vdekur së paku 199 njerëz, ka thënë sot zëdhënësi i qeverisë japoneze.

Përveç 199 të vdekurve, autoritetet pretendojnë se si të zhdukur po llogariten edhe dhjetëra njerëz tjerë, mediat përmendin se numri i të zhdukurve është rreth 60 persona. Qeveria ka pretenduar se kjo e dhënë tragjike mbi viktimat nuk është përfundimtare.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka urdhëruar në takimin e grupit të krizës që të punohet sa më shpejtë që është e mundur në shpëtimin e të rrezikuarve, ka thënë zëdhënësi Joshihide Suga në adresim për medie.

Abe e ka shtyrë vizitën në katër vende, duke përfshirë Belgjikën dhe Francën, dhe e ka vizituar provincën Okajam, një prej pjesëve më të goditur bashkë me Hiroshimën dhe planifikon që nesër ta vizitojë edhe një rajon tjetër të goditur.

Kryeministri nuk ka dhënë deklarata por ka biseduar shkurtë me disa vendas të cilët kishin pësuar.

Kjo është katastrofa më e rëndë meteorologjike e cila e goditi Japoninë prej vitit 1982. Qeveria po i rishqyrton metodat e vlerësimit të rrezikut derisa opozita po e kritikon ashpër veprimin e saj në krizë i cili vlerësohet si i vonshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme