Revista amerikane: Ndryshimi i kufijve ndihmon politikanët, jo qytetarët

”Në Ballkan, rivizatimi i hartave iu ndihmon politikanëve, jo qytetarëve”. Kështu nis një artikull i publikuar në “Foreign Affairs”, i cili i dedikohet temës së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, e hapur nga zyrtarë të lartë serbë dhe presidenti Hashim Thaçi.

Revista e njohur amerikane që trajton politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruan për propozimin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për ndikimin që kjo do të kishte tek banorët e të dyja vendeve që jetojnë në zonat e kontestueshme, transmeton Koha Jonë.

Një gusht, liderët politikë në Kosovë dhe në Serbi propozuan të zgjidhin problemin e gjatë mes dy shteteve përmes shkëmbimit të territorit; komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të hynin nën administratën e Beogradit, ndërsa qytetet e jugut të Serbisë t’i takonin Prishtinës.

Askush nuk e ka konsideruar si ide brilante dhe në përgjigjet e përgjithshme, FA shkruan se kjo ide nga politikanë dhe ekspertë është konsideruar si e paqartë. E kanë quajtur si jo të mirëseardhur e madje edhe shokuese.

Mirëpo, pyetje kryesore si do të ndikonin këto ndryshime te ata që jetojnë në këto zona për të cilët po diskutohet, në artikull thuhet se ”dëshira kryesore e serbëve dhe e shqiptarëve është pak më shumë se sa të jetojnë me bashkëkombësit e tyre, ashtu siç po supozojnë propozuesit e idesë. “Ky supozim shitet mbi skemën fondamentale të të gjithë Ballkanit: Nacionalizmit”.

FA shkruan se ka shumë zgjidhje tjera që duhet diskutuar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë elemente që nuk janë vënë kurrë në diskutim, si siguria dhe mirëqenia e qytetarëve, vënie e raporteve mes komuniteteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme