Ribery drejt Premier Ligës

Veterani francez, Franck Ribery mund të luajë në Premier Ligë që nga sezoni tjetër.

Ribery është larguar nga Bayern Munih pas 12 viteve të kaluara me gjigantin gjerman, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Tani si lojtar i lirë 36-vjeçari ka shumë oferta, por ende nuk ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën.

Mediat në Angli raportojnë që ekipi i sapo kthyer në Premire Ligë, Sheffield United i ka bërë një ofertë Riberys.

Ish-reprezentuesi i Francës ka oferta edhe nga Australia dhe Katari dhe është duke i shqyrtuar të gjitha para se të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen.

Lini Një Koment