Rike Roçi sherr me të dashurin, publikohen mesazhet private

Rike Roçi është një ndër emrat më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, e cila ka ardhur shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjet e saj të dashurisë.

Disa javë më parë, ajo tërhoqi vëmendjen me disa postime ku tregonte simpatinë për presidentin e lëvizjes “5 stelle” në Itali, Luigi Di Maion.

Rike i mohoi lajmet se ishte në një lidhje me të, ndërsa së fundmi ka bërë publike mesazhet me të dashurin aktual. E pyetur nga njëri prej ndjekësve se cili është personi që i ka thyer zemrën, ajo ka publikuar bisedën me të, duke treguar se janë pajtuar.

“Dashuria ime”,- i shkruan Rikja, ndërkohë që ai ja kthen: “Zemra ime”, mirëpo identiteti i personit në fjalë mbetet ende i pazbuluar për mediat.

Lini Një Koment