Rikthehet portali Sakte.net pas sulmit kibernetik

Të nderuar lexues të portalit Sakte.net

Ekipi i portalit Sakte.net ju falemnderon për përkrahjen e vazhdueshme dhe vizitat e juaja në portalin tonë. Njëkohësisht, ju jemi mirënjohës edhe për durimin dhe mirëkuptimin lidhur me problemet teknike që u paraqiten në 48 orët e fundit. Menjëherë pas raportimit korrekt dhe të shpejtë të portalit Sakte.net lidhur me zhvillime të ndryshme, e veçanërisht për ngjarjet e fundit në Turqi, portali ynë filloi të ballafaqohej me sulme kibernetike të cilat e dëmtuan në masë të madhe përmbajtjen. Mirëpo këta keqbërës përpos që nuk e arritën qëllimin final – shkatërrimin e ueb portalit, ata vetëm sa e shtuan vullnetin tonë për punë dhe bindjen se jemi në rrugë të drejtë. Dëmi që është shkaktuar është mjaft i madh, janë zhdukur qindra artikuj që paraqisnin realitetin në Kosovë, Maqedoni,Shqipëri, rajon dhe botë, mirëpo si kundërvlerë fituam besimin tuaj në saktësinë e informacioneve që është edhe qëllim thelbësor i portalit Sakte.net në këtë mjedis mediatik ku raportimi objektiv është duke u zbehur gjithnjë e më shumë, ndërsa liria e shprehjes gradualisht është robëruar nga grupet e interesit.

Ndërsa, prej tani e tutje, portali Sakte.net do të jetë edhe më i shpejtë në qasje dhe si gjithmonë edhe më përmbajtjesor me informacione.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj!

Vazhdoni të informoheni shpejt dhe saktë.

Sinqerisht,

Stafi i Sakte.net

Lini Një Koment