Rikthehet vera

Të shtunën në Prishtinë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Kështu bën të ditur Prishtina Weather. Në parashikimin për datën 21 korrik thuhet që temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë Celsius, kurse minimalet deri në 14 gradë.

Në fundjavë temperaturat do të shënojnë ndjeshëm rritje mbi vlera mesatare, ndërsa në fillim të javës do të pësojnë rënie.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi-jugperëndimi 4-13m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Lini Një Koment