Roja maqedonas ngacmon amerikanen 15-vjeçare në qendër të Shkupit

Një vajzë pesëmbëdhjetëve jeçare nga Karolina Veriore-SHBA, bashkë me kujdestaren e saj М.М. (39), të dyja të vendosura në Shkup, kanë denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 16 e 30 minuta në rrugën “11 Tetori”, para ndërtesës së Drejtorisë për të Ardhurat Publike (DAP) një person i panjohur i punësuar si rojtar në DAP e ka maltretuar në vend publik, shkruan Gazeta Lajm.

Policia e ka gjetur rojtarin me të cilin është kryer bisedë dhe pastaj ndaj tij është ngritur kallëzim për kundërvajtje për maltretim të personit në vend publik.