Roma dhe Lazio afër arritjes së marrëveshjes

Presidenti aktual i Komunitetit italian Olimpik Kombëtar, Giovanni Malagò beson te një konsensus mes palëve për të hequr pengesat në stadiumin “Olimpico”.


Drejtues të skuadrës së Romës ditën e sotme po takohen me ministra të qeverisë për të marrë një vendim për heqjen e barrierave në zonën “Curva Sud” dhe “Curva Nord”, shkruajnë mediat italiane.

“Duhet të arrijmë një konsensus të përbashkët. Po bashkëpunojmë me autoritetet për të arritur një zgjidhje përfundimtare dhe pozitive”, u shpreh Malago.

Ultrasit e Lazios dhe Romës prej sezonit të kaluar kanë bojkotuar shkallët e stadiumit në shenjë proteste për heqjen e rrjetave dhe pengesave në stadium.