Ronaldinho s’po i ndahet Era Istrefit, sërish pozon përkrah saj

Është fytyra zyrtare me këngë e Botërorit të sivjetmë në Rusi. Është kjo Era Istrefi që për momentin është jashtë Kosove dhe është në xhirime të klipit të saj më të ri të këngës “Live It Up” që është kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”.

Era bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam është parë në xhirime të këtij klipi por si duket, Ronaldinhos, legjendës së Brazilit, i ka pëlqyer që të jetë shumë afër këngëtares kosovare.

Pas lansimit të këngës, Era, Will Smith dhe Nicky Jam pritet që të lansojnë edhe videoklipin derisa këngëtarja kosovare pritet që të udhëtojë për Rusi në hapjen zyrtare të kampionatit edhe pse ende nuk dihet a do të pajiset me vizë nga autoritetet ruse.

Lini Një Koment