Ronaldo pendohet për deklaratën se do të largohet nga Real Madrid

Duke iu referuar karrierës së tij  në Real Madrid,  menjëherë pas ndeshjes me Liverpoolin Ronaldo  paralajmëroi largimin nga klubi.

Por ai si duket ishte më reflektues në deklaratat e mëvonshme në shtyp.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se mund të ketë folur rreth asaj se ditët e tij në Real Madrid janë të numëruara pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.

Më vonë ai tha se deklarata e tij kishte dalë nga konteksti. Sulmuesit si duket i vjen keq që kishte shkaktuar kaq shumë reagime, transmeton Periskopi.

‘Unë nuk duhej ta thoja atë’, ishte deklarata e Ronaldos.

Ronaldo  gjatë gjithë garës me Liverpoolin, si golashënuesi më i mirë i këtij viti ishte disi më i tërhequr, madje nuk shënoi asnjë gol.

Gareth Bale  dhe Karim Benzema ishin ata që ia mundësuan Realit fitoren me 3 gola.

Lini Një Koment