Ronaldo: United pothuajse nuk bëri asgjë, ne është dashur ta ‘vrasim’ ndeshjen

Cristiano Ronaldo ka komentuar humbjen e Juventusit në Ligën e Kampionëve nga Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ me dy gola të shënuara në fund të ndeshjes, arritën të përmbysin rezultatin për fitore 1:2.

“Liga e Kampionëve është një gare speciale. Asnjëherë nuk bën të ndihemi të relaksuar sepse gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne e dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë mundësi për të vrarë ndeshjen. Manchester United pothuajse nuk bëri asgjë, por unë nuk dua të flas për fat. Ishte më shumë një dhuratë nga ne”.

“Nuk është mirë të humbasësh, por është mundësia më e mirë për të humbur një ndeshje. Ne jemi ende të parët në grup dhe jam i sigurt që do të kualifikohemi të parët”.

Lini Një Koment