Rrahje masive në Qyshk të Pejës, tetë në spital katër në burg

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 11:30, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në fshatin Qyshk disa persona janë duke u rrahur.

Sipas njoftimit, Policia ka intervenuar me kohë dhe lidhur me rastin, tetë persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali, transmeton Koha.net.

Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit katër nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Lini Një Koment