Rrahje në Tetovë, polici bëhet për spital

Dje rreth orës 15:30 në Tetovë, në rrugën “Bllagoja Toska” në afërsi të një restoranti ka ndodhur fjalosje dhe rehen ndërmjetë Xh.F. (29) nga tetova dhe G.K. (31) nga fshati Petrovec i Shkupit.

Ngjarjen ka arritur ta ndal një polic i cili nuk ka qenë në orar të punës, I.A (46) nga Tetova ka arritur ta ndal gjakderdhjen.

Sipas lajmërimit të policisë, I.A. ka thënë se personi Xh.F. në dorë ka pasur thikë dhe kur polici ka dashur të ja mar atij i ka rënë thika nga dora. Më pas thikën e ka marrë M.M. (25) i cili poashtu ka qenë në vendngjarje dhe ka sulmuar policin me dy tre grushte. Një tjetër person i cili ka qenë aty afër ka sulmuar me kockë betoni policin dhe së bashku me M.M. kanë ikur nga vendngjarja.

Polici I.A. menjëherë është dërguar në spitalin e Tetovës dhe është mbajtur për shërim të mëtejmë, ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit në fjalë.