Rrëfimi i kosovares që u ngujua gjatë sulmit brenda qendrës në Munich

Shqipe Mehmeti është një nga personat që janë gjendur brenda qendrës tregtare “OEZ”, ku sot ndodhi një sulm nga tre persona që kanë shtënë me armë.

Ajo ka folur në “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se ka qenë dita më e tmerrshme që ka përjetuar deri sot, transmeton Koha.net.

Mehmeti ka parë njërin nga sulmuesit, që sipas saj kanë qenë brenda McDonald’s ku kanë qenë duke u ushqyer dhe njëri prej tyre ka dalë me armë në hapësirën e qendrës dhe ka filluar të shtien.

“Rreth orës 18:00 ishin tre sulmues terroristë në atë qendër. Unë isha në qendër tregtare e ata ishin në McDonalds, e njëri doli dhe filloi të shtënë nga drejt njerëzve. E kam parë njerin nga sulmuesit”, rrëfen Mehmeti, e cila më pas është mbyllur në zyrën e kompanisë që punon, bashkë me një djalë tjetër nga Kosova që punon në qendër.

“Kemi qëndruar aty për rreth një orë dhe më pas kam folur me kompaninë time, e cila ka thënë të dal jashtë. Sa e hapa derën me dalë, ishin 10 policë specialë që na kontrolluan e më pas na evakuuan. Ishte tmerr i vërtetë, të gjithë qanin, ishte grua nga Gostivari që qante për vajzën e vet që punon brenda qendrës”, ka shtuar Mehmeti, që potencoi se kjo qendër është shumë e frekuentuar.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë