RRËFIMI/ JA PËRSE KURRË MË NUK DO TË POSTOJ NË RRJETE SOCIALE FOTOGRAFI ME TË DASHURIN

Unë dhe ish-i dashuri im u ndamë pothuajse një vit më parë, por ende marr mesazhe nga njerëzit që më pyesin se përse dhe si u ndava.

Kur ne u takuam për herë të parë, gati gjashtë vjet më parë, Instagram-i thuajse nuk ekzistonte. Por me përhapjen e rrjeteve sociale në masë, teksa marrëdhënia jonë përparonte nga viti në vit, shtoheshin edhe fotografitë tona që hidhnin në rrjet. Ato ishin dëshmi e marrëdhënieve tona.

Për shkak të asaj që ne ishim publikë në mediat sociale, pothuajse çdo herë që unë dilja nga shtëpia ime pa atë, të paktën një person do të më pyeste se ku e kisha të dasHurin. Aq sa kjo mu shndërrua në bezdi.

Unë nuk jam në asnjë mënyrë Kim Kardashian, por për herë të parë fillova të kuptoj se çfarë duhet të ndjejë ajo kur të gjithë marrin në shqyrtim jetën tënde personale.

Kur u ndava verën e kaluar, përveç dhimbjes se humba mikun tim më të mirë, duhej dhe më duhet akoma të merrem me me atë që njerëzit e tjerë mund të thonë.

Bashkë me ndarjen vijnë edhe shumë probleme të tjera: Si t’ja bëj me miqtë e përbashkët në rrjetet sociale? A do të vazhdoni të frekuentoni të gjitha ato vende – bare, restorante, dyqane, kafene – ku shkonit së bashku?

Me mediat sociale, problemet rriten. A do t’i fshini të gjitha ato foto që kishit bashkë? A do t’i bëni “unfollow” njëri-tjetrit?

Pas ndarjes, mora një “pushim” nga mediat sociale dhe nga jeta reale për disa javë. Kur u rishfaqa, u përpoqa të fshij të gjitha kujtimet me të. Por të tjerët ss’me lejuan. Sepse mesazhet pse u ndamë dhe sa keq u vinte njerëzve që u ndamë ishin pafund.

“Ju ishit si Bonnie dhe Clyde!”,- më tha një person. “Por… ju ishit të përsosur!”,- më tha një tjetër.

Të gjithë duan një përgjigje prej meje, por kur t’i ndahesh nga dikush nuk të vjen të japësh shpjegime. Andaj nëse jeta jote është bërë kaq shumë sociale atëherë…më mirë mos posto më kurrë gjëra personale kur kërkon të mos pyetesh për gjëra personale!

Burimi: The Washington Post

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë