Rreziku i vërtetë terrorist për Turqinë fillon tani nga supervrasësit, thotë trajneri i tyre

Ish major tani i pensionuar Levent Bektash ka paralajmëruar rrezikun që vjen nga pjesëtarët e njësitit special që tentuan atentat ndaj presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Shumë pjesëtarë ndodhen në arrati ndërsa ata janë ndër ushtarët më të trajnuar të Turqisë, janë përzgjedhur si komandot më të përgatitur.

“Thuhet se ka qenë grusht shtet apo tentativë për grusht shtet. Për mendimin tim, nuk është asnjëra. Duhet ndryshuar terminologjia. Kjo është një organizatë terroriste e cila ka qenë e infiltruar në strukturat e shtetit, është një sulm terrorist me makineri shtetërore ndaj popullatës civile. Andaj, ata më nuk janë ushtarë të kombit, por terroristë. Dyshohet se këta persona të arratisur kanë një listë të veçante me personat që duhet t’i eleminojnë. Nëse këto pretendime qëndrojnë, atëherë ata mund t’i venë në zbatim urdhrat e tyre”, paralajmëron ish majori Levent Bektash, trajner i komandove, transmeton portali Sakte.net

Ai ka tërhequr vërejtjen se këta persona kanë trajnime të veçanta dhe janë ekspertë të fushave të tyre. Falë
aftësive të tyre, ata mund të shkaktojnë shumë humbje jetësh në Turqi, në të ardhmen. Ata tashmë janë përfshirë në organizim terrorist, ndonëse në shtet janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura të sigurisë. Ata udhëhiqen nga një mendje më e lartë dhe duhet bërë me saktësi përllogaritjet se cfarë udhëzime për të vepruan do të marrin.
Ai ka thënë se burimet e inteligjencës flasin se aktualisht ata ndodhen në zonat brenda shtetit, por falë përgatitjeve të tyre, sa më shumë që kalon koha, ata mund të lëvizin jashtë shtetit për t’u rikuperuar. Edhe nëse aftësitë e tyre ua mundësojnë që të lëvizin deri në 40 km në ditë, dihen destinacionet se deri ku mund të arrijnë brenda 5-6 ditëve. Ata mund të lëvizin me muaj nëpër një perimetër të caktuar brenda zonës shtetërore, ka thënë Bektash.

Bektash nuk ka dhënë hollësira të trajnimit të trupave speciale, por ka deklaruar shkurt: është një trajnim që zgjat 44 javë. Ata që i nënshtrohen këtij trajnimi shndërrohen në makina vrasëse. Qëllimi është mbrojtja e shtetit, por ja që ndodh kur këto aftësi mund të shfrytëzohen edhe kundër misionit për të cilin janë trajnuar./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme