Rrihen shqiptarë e serbë në Bardhosh të Prishtinës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy shqiptarëve dhe një serbi, të cilët janë shoqëruar në Polici.

Policia thotë se rreth orës 16:20 është pranuar informata se në fshatin Bardhosh-Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje/rrahje në mes disa personave të dy nacionaliteteve, shqiptar dhe serb, transmeton Koha.net.

Njësitet kompetente të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrit në atë lokacion, ku edhe kanë takuar palët e përfshira.

“Sipas informacioneve fillestare dy (2) shqiptarë dhe një (1) serb ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila ka rezultuar me një përleshje të çastit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlerësimin se përleshja ka qenë e çastit, përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme, transmeton Koha.net.

Duke marr parasysh rëndësinë e plasimit të drejtë dhe të saktë të informacioneve, Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarr me kohë të gjitha veprimet e saj ligjore konform procedurave dhe autorizimeve të parapara ligjore.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme