Rritet dhuna në familje ndaj fëmijëve në Kosovë, kryerësit e veprave nuk po dënohen

Numri i rasteve të dhunës ndaj fëmijëve vazhdon të rritet nga viti në vit.

Një rast i tillë ka ndodhur këtë të premte kur babai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, raporton KTV.

Punëtorët në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë e kanë zbuluar këtë rast pasi e mitura ka qenë për trajtim në këtë qendër, duke e raportuar menjëherë prindin në polici.

Por, pas marrjes në pyetje, babai, sipas raportit të policisë është lënë i lirë nga prokurori.

Drejtori i Qendrës, Vebi Mujku, thotë se prindërit duhet të drejtohen në këtë qendër e jo të mundohen që të gjitha problemet t’i zgjidhin me dhunë.

Për Mujkun, shqetësues mbetet edhe mosdënimi i këtyre rasteve.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë 1,269 raste të raportuara për dhunë në familje, nga to 61 viktima janë fëmijë.

Sipas policisë, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë raportuar 281 raste të dhunës në familje.

Tre ditë më parë, Luan Bërnjashi vdiq si pasojë e dhunës që ja shkaktoi babi i tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme