Rritet numri i shqiptarëve nga Maqedonia të vrarë gjatë puçit në Turqi

Në trazirat që përfshinë Turqinë mbrëmjen e së premtes, ku numri i viktimave gjatë grusht-shtetit të dështuar ushtarak ka arritur në 290 të vrarë dhe mbi 1.400 të plagosur, bëhet e ditur se i vdekur ka ngelur edhe një 42 vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.

Me këtë, numri i përgjithshëm i shqiptarëve nga Maqedonia për të cilët thuhet se u vranë gjatë puçit, e në përkrahje të presidentit Rexhep Taip Erdogan, u rrit në tre, pasi që më herët u njoftua për vrasjen e dy vetave, babë e bir, nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Edhe këta të dy kanë humbur jetën gjatë trazirave në Stamboll.
Banori nga Vrapçishti prej vitesh ishte larguar në Stamboll dhe vdekja e gjeti në anën e protestuesve kundër forcave ushtarake që përgatitën grusht-shtet ndaj Erdoganit dhe pushtetit aktual në Turqi, transmeton Fakte.

Familja e tij në fshatin Vrapçisht ka hapur të pame dhe pret të afërmit dhe miqtë për ngushëllime.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *