Rroga harxhohet për dy javë, qytetarët të zhytur në kredi

Në vitin 2017 njerëzit në Maqedoni, nga bankat kanë marrë hua pothuajse 2,5 miliardë euro. Në krahasim me 2016-tën, të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se shuma është më e lartë për gjithsej 200 milionë euro. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kjo gjendje tregon se njerëzit gjithnjë e më shumë janë të varur nga kredia, sepse shumë vështirë ia dalin me rrogat e tyre mesatare. Edhe pse Enti Shtetëror për Statistikë publikon rritje minimale të rrogave mesatare, qytetarët me të cilët bisedoi TV 21, thonë se mezi e kalojnë muajin.

“Çfarë do të bëjmë me 3-5 mijë? Mos dashtë Zoti edhe të kesh fëmijë të vegjël, nuk mund as në mjek të shkoni me ato të holla, e mos të flasim për gjëra të tjera.”

“Me të ardhurat që i marrim tani, vetëm mund t’i paguajmë faturat dhe kaq.”

“Me çfarë t’i paguajmë faturat për rrymën, ujin? Çfarë mund të bësh me 100 euro?”, u shprehën disa qytetarë.

Në minus më të madh, janë qytetarët që kanë marrë kredi konsumuese, pastaj ata me kredi banimi, kurse në vendin e tretë janë huamarrjet nga bankat për blerjen e makinave.

BPRM:

Kredi konsumuese – 1,8 miliardë euro

Kredi banimi – 500 milionë euro

Kredi për makinë – 10 milionë euro

Qytetarët kanë borxhe edhe në bazë të kartelave kreditore – madje 200 milionë euro, kurse për mbulimin e minusit të llogarive rrjedhëse kanë borxhe në vlerë prej 96 miliona eurosh.

“Sipas disa ekspertëve gjendja bëhet alarmante dhe debitori gjithnjë e më rëndë i kthen të hollat e marra. Ata propozojnë që të aplikohen rregullat nga vendet evropiane perëndimore, me çka do të mund të shpallet bankrot personal. Në atë mënyrë kreditori do të ketë mbrojtje më të madhe dhe mundësi për t’i kthyer paratë e dhëna.”

Rritja e rrogave në vend, ishte një nga premtimet më të zëshme parazgjedhore të pushtetit aktual. Vetë kryeministri Zaev, gjatë mitingjeve të partisë së tij, thoshte se deri në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, rroga mesatare do të arrinte deri në 30.000 denarë, kurse ajo minimale deri në 16.000 denarë. Këto shuma do të mund t’i zvogëlojnë huamarrjet e qytetarëve në bankat komerciale. Por, duke i shikuar gjërat nga kjo perspektivë, shumica e ekspertëve konsiderojnë se premtimet e këtilla janë tejet optimiste.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme