Rrufeja vret mbi 300 drerë në Norvegji

Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga rrufeja në Norvegjinë qendrore në atë që autoritetet zyrtare e kanë cilësuar si një masakër e madhe dhe e pazakontë natyrore.

Agjencia norvegjeze e mjedisit ka publikuar imazhe të frikshme që tregojnë kufomat e drerëve të shpërndara nëpër një zonë të vogël në pllajën malore të Hardangervidda.

Sipas agjencisë, 323 drerë u vranë nga rrufeja, nga të cilët 70 ishin këlyshë, transmeton Shqip.

Fatkeqësia natyrore besohet të ketë ndodhur gjatë një stuhie të fuqishme të premten.