Rruga në Prishtinë emërohet ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot ka vendosur që një rrugë e kryeqytetit të mbaj emrin e vëllezërve Arbnor e Astrit Dehari.

Me propozim të asamblistit Egzon Azemi, Kuvendi i Kryeqytetit ka marrë vendim për zëvendësimin e emrit të rrugës “Çlirimi” me emrin “Arbnor dhe Astrit Dehari”, ndërsa “Çlirimi” t’i vendoset parkut në afërsi të rrugës “Bahri Fazliu”, raporton KTV.

“Kur jemi në prag të dy vjetorit të vrasjes së Astritit, duke marrë parasysh kontributin e tij, Arbnorit dhe përgjithësi familjes Dehari, propozoj që kjo rrugë që gjendet në afërsi të spitalit të marrë emrin Arbnor dhe Astrit Dehari. Kjo është një formë nderimi për këtë familje që dha shumë për këtë vend,” tha Azemi gjatë propozimit të tij.

Pro këtij propozimi votuan 25 asamblistë, kundër votuan 5, ndërsa 2 abstenuan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme