Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Kastratit

“Më besoni, edhe nëse luaj për Real Madridin, gjithmonë do të kthehem tek ata dhe do të kalojë kohën me ta, dhe gjithmonë do të jem Lirimi i njëjtë që ruante lopët në fshatin e tij”.

Historia prekëse e yllit të Lokomotivës dhe përforcimit të ri të Dinamo Zagrebit, kosovarit 21-vjeçar Lirim Kastrati, kujton në mënyrë të pazakontë rrugën e vështirë të futbollistit më të mirë të botës deri vonë, Luka Modriqit. Kastrati është nga fshati Hogosht, që gjendet në afërsi të qytetit të Kamenicës, dhe me krenari kujton fëmijërinë e tij të vështirë, ditët kur ai vetëm ka mundur të ëndërronte për një karrierë si futbollist profesionist.

“Po, e di që Luka Modriqi si fëmijë ka ruajtur dhitë, dhe me krenari mund të them se unë kam ruajtur lopët në afërsi të fshatit tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe shkoja me 12 lopët e mia në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime është akoma e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe madje është tash kur shkoj në Kosovë, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj në shëtitje me to. Unë nuk turpërohem fare nga kjo, dhe gjithmonë me krenari flas për këtë”, thotë Kastrati me një kroatishte të rrjedhshme.

Si dukej një jetë e tillë nga këndvështrimi i një djaloshi kosovar? Gjithashtu, ai i keni ditur emrat e të gjitha 12 lopëve?

“Sigurisht. Lara, Mshtera…eh, tani nuk mund t’i kujtoj të gjitha. Dhe, si dukej? Unë i dërgoja për të kullotur dhe derisa ato po kullotnin, unë vrapoja përreth. Pra, nuk kam qëndruar ulur tërë ditën pranë tyre. Secila lopë kishte një zile rreth qafës dhe unë i mbaja në sy gjatë tërë kohës”, thotë Kastrati që në atë kohë ka hasur edhe në ujqër.

A kishte situata të rrezikshme?

“E keni fjalën për ujq? Po, kam pasur disa takime të afërta me ta, por kisha dy qen me vete, të dy me madhësinë e tre ujqërve. Ishte sikur të kisha dhjetë truproja me vete, kështu që kurrë nuk kam pasur frikë. Kështu që, si djalosh mbaja lopë dhe luaja futboll në klubin lokal, KF Kika, në të njëjtën kohë. Por, ishte pa stërvitje, sepse mblidheshim nga argëtimi vetëm për ndeshje. Pastaj kam luajtur për Kamenicën tre vjet derisa u vërejta nga Arsenali i Prishtinës”, kujton Kastrati dhe vazhdon: “Çdo ditë duhet të udhëtoja nga Kamenica në Prishtinë me autobus për tri orë. Duke qenë se kishte vetëm një linjë autobusi, më duhej të humbisja shkollën për dy orët e fundit. Dhe, kur mbaroja stërvitjen në Prishtinë, nuk kisha para për një taksi, kështu që më duhej të vrapoja deri te stacioni i autobusit për të kapur autobusin e fundit. Kështu që, në autobus i kam kaluar gjashtë ose shtatë orë në ditë”.

Detaji kyç i karrierës së Kastratit ishte ftesa nga Shkëndija e Tiranës, kur ishte 15 vjeç

“Shkova atje për një provë së bashku me treqind djem të tjerë. Ata na testuan për tri ditë; shpejtësinë, teknikën, kërcimin dhe shumë elemente të tjera, ku i fitova 98 pikë dhe dola i dyti më i miri në ato prova. Atëherë, unë u zotova se futbolli do të ishte jeta ime dhe se kurrë nuk do të më duhej të kërkoja përsëri nga babai im para”, thekson Kastrati.

A jeni yll në fshatin tuaj?

“Është një vend i vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, të gjithë janë si një familje. Kur Lokomotiva luan, ndeshjet shikohen në një projektor, mblidhen rreth 300 persona, të gjithë brohorasin për mua. Unë kam shpërndarë të paktën shtatëdhjetë fanella atje, dhe kurrë nuk do të jem në gjendje t’i paguaj ata njerëz për gjithçka që kanë bërë për mua. Kur isha fëmijë, ata mblidhnin paratë që t’i kisha për autobus; dikush një euro, dikush dy, dikush pesë … Më besoni, edhe nëse luaj për Real Madridin, gjithmonë do të kthehem tek ata dhe do të kaloj kohë me ta, dhe gjithmonë do të jem i njëjti Lirim që mbante lopët në fshatin e tij”.