Rusët paralajmërojnë Porsche Cayennen e ri

TopCar për Cayennen e re Coupe do të ofrojë edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Kompania ruse TopCar, e cila merret me modifikimin e veturave, është duke përgatitur paketën për modifikimin e versionit më të ri Coupe të SUV-it të Porsches, Cayenne.

Paketa e ra, ndër të tjera, pritet të përfshijë mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, set të ri të pragjeve, kofanon me vrima për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në bagazh. Po ashtu, paketa e re thuhet se do të përbëhet nga fibra të karbonit, transmeton “Koha.mk”.

Gjithashtu, TopCar për Cayennen e re Coupe do të ofrojë edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, disa sete të reja të rrotave nga alumini (duke përfshirë edhe setin prej 21-inç), amortizatorët e modifikuar, si dhe modifikimin e interierit sipas dëshirës së klientit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme