Rusia: Akuzat e Clintonit skandaloze

Akuzat e Hillary Clinton që i drejtohen Moskës për sulmin e hakerave ndaj serverave të partisë demokrate amerikane janë skandaloze, deklaroi sot ambasadori Andrei Krutitskikh, përfaqësues special i Putinit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sigurinë informatike.

“Mendoj se është thjesht skandaloze dhe një shenjë dobësie që të arrihet në këto lloj argumentash”, tha diplomati rus.

“Pozicioni im bazohet mbi faktin se amerikanët nuk kanë paraqitur dhe nuk do të paraqesin asnjë ankesë zyrtare”, shtoi ai.

“Janë pjesë e retorikës së fushatës elektorale dhe nuk paraqesin asgjë konkrete”, reagon nga ana tjetër zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, duke kundërshtuar akuzat që Hillary Clinton i drejtoi Rusisë për sulmin e hakerave ndaj serverit të partisë demokrate amerikane.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë