Rusia me qendër spiunuese në Serbi

Qendra humanitare ruso – serbe në Nish, Serbi, nxit pyetjen nëse qëllimi i saj është vërtet ofrimi i ndihmës në rast katastrofash natyrore, transmeton Koha.net.

Është e mundur që kjo të shërbejë edhe si bazë ushtarake dhe si qendër spiunimi në Ballkan, shkruan agjencia amerikane Associated Press.

Në tekstin me titull “Brenda ‘bazës spiunuese’ ruse në Ballkan” AP thekson se disa OJQ perëndimore dhe analistë ushtarakë, besojnë se rusët kanë ndërtuar “një bazë të vogël që e kanë shndërruar në qendër përgjuese të interesave ushtarake amerikane në Ballkan”.

“Në dhomën komanduese gjende ekrane të mëdha për,mbikëqyrje , në deponë e pajisjeve për shpëtim, ndërsa ndërtesa e madhe e hirtë e papërfunduar shërben si qendër trajnimi”, e përshkruan gazetar i AP-së qendrën humanitare të cilën e ka vizituar.

Serbia edhe më tej është e afërt me Rusinë, ndërsa fqinjët e saj kanë gjithnjë e më pak besim ndaj pranisë së Rusisë, sidomos Bullgaria, Rumunia e Hungaria. Të gjitha vendet rreth Serbisë janë ose kanë dëshirë të bëhen anëtare të NATO-s.
Analistë perëndimorë thonë se baza e Kremlinit është përgjigje ndaj zgjerimit ë NATO-s në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme