Rusia thotë se vrasja e ambasadorit në Turqi ishte akt terrorist

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka konfirmuar se ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, ka ndërruar jetë pas një sulmi në një galeri artesh në kryeqytetin turk.

Ajo e ka cilësuar këtë vrasje si sulm terrorist.

“Sot në Ankara, si rezultat i një sulmi, ambasadori i Federatës Ruse në Turqi, Andrey Gennadyevich Karlov, është plagosur dhe si pasojë ka vdekur. E konsiderojmë këtë si akt terrorist”, ka thënë ajo.