Sabri Fejzullahu publikon baladën “Nuk të njoh”

Këngëtari veteran Sabri Fejzullahu ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Nuk të njoh”.

Krijuesi i hitit “Shpirt Magjie” ka vendosur t’i qëndrojë besnik stilit tradicional të stinës së dimrit, baladës.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu ndërsa orkestrimin e saj e ka bërë Ardian Kastrati.

Fejzullahu dy javë më parë realizoi bashkëpunimin me modelen dhe këngëtaren Morena Taraku për këngën “Dashni”.

Lini Një Koment