Sakrifica e Ledri Vulës për familjen

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Këngëtari i repit, Ledri Vula ka treguar anën e tij të ndjeshme në emisionin “NIN”, në Klan Kosova.

Vula teksa ka treguar se është edhe fëmija i vetëm i familjes, ka thënë se do të qëndrojë gjithmonë afër familjes së tij.

Sipas Ledrit, ëndrra e tij ka qenë të vazhdojë studimet jashtë vendit, por se asnjëherë nuk ka dashur të largohet nga prindërit e tij.

“Jam vetëm një fëmijë, s’mendoj me u largu nga familja. S’kam shku me studiu që mos me u largu nga familja. Kam pas qejf me lujt basketboll po ka qenë pikërisht arsye familja, jam veç një fëmijë e s’du me u largu prej tyre”, ka thënë mes tjerash Vula.