Sala Berisha-Shala e PDK-së: Po të ishte kryeministri i PDK-së, nuk do të kishte mur në veri!

Kryeministri i Kosovës po akuzohet për reagim të dobët, pas ndërtimit të murit në veri të vendit. Kjo akuzë kryeministrit nuk po i vjen nga partitë opozitare e as shoqëria civile, por nga një deputete e partisë në koalicion, Sala Berisha-Shala.

Nëse PDK do ta drejtonte Qeverinë e vendit, ajo thotë se muri nuk do të lejohej të ndërtohej fare.

Deputetja e PDK-së, në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën, ka thënë se për aq sa ka pasë në dorë PDK , i ka kryer punët duke i dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit.

Ajo ka folur edhe për balotazhin për kryetar të Drenasit qe do të mbahet më 18 dhjetor. Sala shprehet e bindur se kandidati i kësaj partie, Ramiz Lladrovci, do të fitojë, ndërsa ka mohuar akuzat e Nismës se në fushatën e PDK-së është i përfshire edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme